Gazetari spanjoll paralajmëron Barçën: Duhet të tejkalohen shumë faktorë…
Gazetari spanjoll, Hose Alvarez Haya, ka paralajmëruar Barcelona-n se do t’i duhet të luftojë shumë faktorë për të fituar titullin e La Liga-s, pasi Real Madrid mposhti Real Sociedadin 2-0.
Haya mendon se gjyqtarët po favorizojnë “Los Blankos”, të cilëve iu akorduan dy penallti në fitoren e tyre të shtunën. Hose Alvarez Haya i dërgoi një paralajmërim Barcelonës, duke thënë për Barca Universal.
“4 penallti në 5 ndeshje për Real Madridin… Por do të ketë ende video javore kundër gjyqtarëve që vijnë nga Real Madrid TV. Është për të qeshur. Nëse Barça dëshiron të fitojë kampionatin, do të duhet të luftojë kundër shumë faktorëve”.
Fjalët e Haya sugjerojnë se Barcelona do të duhet të kalojë një ekip të fortë të Real Madridit, si dhe arbitrat për të fituar përsëri titullin në La Liga.