Georgina e thotë troç: Kur do të martohet me Cristiano Ronaldon?
Në sezonin e ri të reality show-t të saj në Netflix, I Am Georgina, Georgina Rodríguez ka folur për pyetjen që i bëhet shpesh: “Kur do të martoheni me Cristiano Ronaldon?”
Modelja spanjolle pranoi se miqtë dhe familjarët e saj e ngacmojnë shpesh për martesën, sidomos pas publikimit të këngës së Jennifer Lopez, El Anillo (Unaza), që përmend kërkesën për një unazë fejese. Megjithatë, ajo tha se vendimi për dasmën nuk është në duart e saj.
Nga ana tjetër, Cristiano Ronaldo ka deklaruar se do ta martojë Georgina-n vetëm kur të ndodhë “ai momenti i duhur” mes tyre. “Si çdo gjë në jetën tonë, ajo e di për çfarë po flas. Mund të ndodhë për një vit, për gjashtë muaj, apo edhe për një muaj. Jam 1000% i sigurt se do të ndodhë,” është shprehur ai.
Çifti, i cili është bashkë që nga viti 2016, vazhdon të jetë një nga më të përfolurit në botën e showbiz-it dhe sportit. Pavarësisht pritjeve të fansave, duket se Ronaldo po e merr me qetësi këtë vendim jetësor.
Shaqiri kërkon mbi 4.9 milionë euro nga Qeveria
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, gjatë seancës së komisionit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka
Rashiq i shpeshton pakënaqësitë me VV’në, kësaj radhe
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka kundërshtuar miratimin në lexim të parë të Projektligjit për Inspektoratin Qendror të
Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua
Prej nëntë vitesh, me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, kërkohet Petre Karamanov nga Velesi, i dënuar për vjedhjen e qebapëve. Rasti,