Gjykata refuzon kërkesën e Miley Cyrus për të rrëzuar padinë për “Flowers”
Miley Cyrus do të përballet me një padi për të drejtat e autorit të këngës së saj “Flowers”, pasi një gjykatës refuzoi kërkesën e saj për ta rrëzuar çështjen.
Tempo Music Investments, e cila zotëron një pjesë të hitit të Bruno Mars, “When I Was Your Man”, e paditi Cyrus duke e akuzuar për “kopjim të qëllimshëm” të këngës së vitit 2013.
Ekipi ligjor i këngëtares argumentoi se Tempo nuk ka “të drejta ekskluzive” për ta ndjekur çështjen në gjykatë, por gjyqtari hodhi poshtë këtë pretendim, duke deklaruar se bashkëpronarët kanë të drejtë kolektive mbi të drejtat e autorit, shkruan DailyMail.
Një përfaqësues i Tempo e quajti vendimin “të pritshëm”, ndërsa avokatët e tyre thanë se janë të sigurt për fitore.
Padia kërkon ndalimin e riprodhimit dhe shpërndarjes së “Flowers”, si dhe dëmshpërblim financiar.
Të dyja këngët kanë qenë hite të mëdha, me “Flowers” që fitoi “Record of the Year” në Grammy, ndërsa “When I Was Your Man” u nominua në të njëjtën kategori në 2014.




Osmani për ofertën e Kurtit: Deshi të na
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani në emisionin “Adresa”, ka thënë se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje deshën
Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, nesër do të zhvillojë një aksion simbolik para hyrjes së Kuvendit. Aksioni i tyre,
Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se, nga janari deri në qershor të këtij viti, rreth 5,000