
Gjyqtarë rumun për derbin e madh në Turqi: Gallatasaraj-Fenerbahçe
Presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, Ibrahim Haçiosmanoglu njoftoi se një gjyqtar i huaj do të drejtojë derbin Gallatasaraj-Fenerbahçe, që do të luhet të hënën.
Pas deklaratës së Haciosmanoglu, shtypi rumun bëri të ditur emrin e gjyqtarit të derbit të madh është 40-vjeçari nga Rumania, Ishtvan Kovaç. Ky gjyqtar njihet për autoritetin e tij dhe këtë e tregon fakti se ai do të gjykojë ndeshjen mes Real Madridit dhe Man. Sitin në Ligën e Kampionëve.
Mediat turke zbuluan se kandidat për gjyqtar ishte edhe slloveni Slavko Vinçiç, por Gallatasarai njoftoi Federatën Turke të Futbollit se nuk donin që ai të delegohej si gjyqtar kryesor, ndaj zgjedhja ra mbi Kovaç. Haçiosmanoglu shpjegoi se vendimi është marrë në interes të klubeve për të shmangur polemikat dhe presionet ndaj të cilave janë të ekspozuar gjyqtarët vendas dhe Kovaç është ndër gjyqtarët më të mirë në botë.
Kujtojmë që Gallatasarai është i pari me gjashtë pikë më shumë se Fenerbahçe dhe duket qartë se ky derbi mund të jetë një pikë kthese në luftën për titullin kampion.