Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Gripi sezonal në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë shpall situatë epidemiologjike – jep disa udhëzime
Kosovë

Gripi sezonal në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë shpall situatë epidemiologjike – jep disa udhëzime

January 12, 2024

AA

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur gjendje epidemiologjike, pasi siç bënë të ditur, duke u bazuar në të dhënat e fundit nga IKSHPK dhe nga institucionet shëndetësore, intensiteti i gripit sezonal sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e parë të vitit 2024, paraqitet me aktivitet më të lartë të qarkullimit dhe krahasuar me javën paraprake ka shënuar rritje dhe e kalon pragun epidemik.

Si rrjedhojë, MSH ka apeluar për vigjilencë të shtuar, derisa ka listuar disa masa parandaluese dhe tha se në rast simptomash të gripit konsultoni mjekun familjar për këshilla dhe trajtim të duhur.

Masat e rëndësishme për parandalim:

1. Mbuloni hundën dhe gojën kur të teshtini dhe kolliteni;

2. Praktikoni higjienën e duarve dhe shmangni kontaktet e afërta me të sëmurët;

3. Nëse jeni të sëmurë, qëndroni në shtëpi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme;

4. Ushqimi i shëndetshëm me më shumë lëngje, kryesisht vitaminoz dhe gjumi i mjaftueshëm janë të rëndësishëm.

Kujdes i shtuar për grupet më të rrezikuara:

Është veçanërisht e rëndësishme që grupet si: Personeli shëndetësor, gratë shtatzëna, fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar, të kenë kujdes më të shtuar gjatë sezonit të gripit.

Vaksinimi – mbetet mbrojtja më efikase:

Qysh në fillim të tetorit 2023 Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85,000 doza të vaksinës sezonale.

Vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër gripit.

Vaksinoheni një herë për të qenë të mbrojtur gjatë tërë sezonit kur gripi është më i shprehur.

“Ju lutemi të ndiqni këshillat e mësipërme për të mbrojtur veten dhe të tjerët!”, përfundon apelin MSH.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026” në Athinë

November 15, 2026
Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që humbi jetën

November 15, 2026
Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja

November 15, 2026
Kosovë

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione

November 15, 2026
Maqedoni

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin e Shqipërisë

November 15, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5179
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15498
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026”

Kumanovarja Dr. Nurije Aliu, specialiste e gjinekologjisë dhe obstetrikës, ka marrë pjesë në Kongresin Botëror COGI 2026, të mbajtur në

Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e djeshme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit në Shqipëri, ku kanë

Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS:

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka ngritur pikëpyetje të forta lidhur me historinë e ALTA BANKËS, duke vënë në fokus

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.