Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Hapet qendra e parë e këshillimit psikologjik për fëmijë dhe adoleshentë
Maqedoni

Hapet qendra e parë e këshillimit psikologjik për fëmijë dhe adoleshentë

June 6, 2026

AA

Shëndeti mendor i fëmijëve dhe adoleshentëve po merr vëmendje më të madhe institucionale. Në Institutin e Shëndetit Publik sot u inaugurua qendra e parë nacionale ditore për shëndet mendor, e cila do të ofrojë shërbime dhe mbështetje profesionale për fëmijët dhe adoleshentët në nivel shtetëror. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt afrimit të standardeve europiane në sistemin shëndetësor.

Azir Aliu, ministër i shëndetësisë

“Sot për fëmijët dhe për adoleshëntët kemi qendrën e parë nacionale në nivel të shtetit, që do të menaxhohet nga institucioni dhe që do të ketë shërbime për të gjithë qytetarët. Por gjithashtu në laboratorin mikrobiologjik futëm në përdorim një aparat i cili kushton 15 milion denarë dhe i cili do të japë shërbime të cilët janë me standarte europiane, por gjithashtu për fat të keq prej sot është në funksion edhe një aparat tjetër i cili kushton 11 milion denarë dhe i cili me vite nuk ka qenë në funksion të institutit për shëndet publik”.

Ndërkaq drejtoresha e institutit Marija Andonovska, shpreh përgëzime për hapjen e kësaj qendre si dhe shton se qëllimi i kësaj qendre është që profesionistë të specializuar të punojnë me fëmijë, adoleshentë, prindër dhe mësimdhënës për tejkalimin e sfidave emocionale, familjare dhe shkollore.

Marija Andonovska, drejtoresha e institutit të shëndetit

“Sot patëm nderin që së bashku me mysafirët ta hapim për herë të parë këshillimoren psikologjike për fëmijë dhe adoleshentë, e cila është e vetmja e këtij lloji në shtet. Qëllimi është që profesionistë të specializuar të punojnë me fëmijë, adoleshentë, prindër dhe mësimdhënës për tejkalimin e sfidave emocionale, familjare dhe shkollore. Do të zhvillohen biseda dhe do të jepen udhëzime”.

Shërbimet do të jenë të qasshme përmes rekomandimit nga mjeku amë dhe sistemit “Termini Im”, duke u mundësuar qytetarëve të marrin mbështetje psikologjike në kuadër të shëndetësisë publike.

Anida Murati /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje

November 26, 2026
Kosovë

Flamuri kuqezi dhe ai i UÇK-së vendosen edhe në ulëset

November 26, 2026
Maqedoni

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Shkupi pret edhe 75 milionë€ dhe heqjen

November 26, 2026
Maqedoni

Dëshmitë në gjyqin për Lotarinë: Prokuroria nuk paraqet prova për

November 26, 2026
Maqedoni

Djali nga Kumanova mori kredi të shpejtë me kamatë, disa

November 26, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5260
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15657
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias:

Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në

Maqedoni

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Shkupi pret edhe 75 milionë€

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski pret që Komisioni Evropian ta njohë përparimin e vendit në zbatimin e Agjendës

Maqedoni

Dëshmitë në gjyqin për Lotarinë: Prokuroria nuk paraqet

Dëshmitarët e thirrur nga vetë Prokuroria nuk kanë konfirmuar ndikimin e Artan Grubit në procedurën e blerjes së terminaleve elektronike

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.