Ligji Për Përfaqësim të Drejtë, Mickoski: Nuk ka “Badenter Të Vogël”
Kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar paralajmërimet e opozitës për dorëzimin e amendamenteve, pasi Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive miratoi propozimin që Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat të miratohet me të ashtuquajturin “Badenter të vogël”, ka kritikuar deputetët e opozitës se nuk janë prezentë në seanca parlamentare. Ai tha se, nuk ekziston badenter i vogël dhe i madh, por kjo nënkupton shumicë nga bashkësia joshumicë, të deputetëve prezent.
Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së
“Të enjten e fundit të muajit, kur vij në Kuvend kur ka pyetje deputetësh, kur u drejtohem deputetëve nga foltorja, ana e majtë është e zbrazët, opozita le të vijë në Kuvend dhe t’i meritojë pagat, nuk ka badenter të madh, të vogël. Ajo thotë, shumicë prej deputetëve prezent që janë nga bashkësia jo shumicë”.
Ai më tej tha se e mbështet ligjin për përfaqësim të drejtë dhe u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë atë.
Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së
Ligji do të votohet me shumicë nga deputetët prezent të cilët nuk janë pjesën e bashkësisë etnike shumicë. Kështu që, nëse grupi parlamentar është opozitë dhe është e pakënaqur, nëse është në punë gjithë kohës, mundet në atë mënyrë që të mos e votojë ligjin, por unë u bëjë thirrje që të votojnë.
Propozim ligji për përfaqësim të drejtë vjen pas shfuqizimit të mekanizmit të “Balancuesit”, që për vite është përdorur gjatë punësimeve në sektorin publik. Ligji ndodhet në lexim të parë me procedurë të rregullt.
Teuta Buçi /SHENJA/