Mickoski: Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese pa garanci të qarta
Kryeminsitri Hristijan Mickoski, deklaroi sot se ndryshimet kushtetuese janë kusht që i ka pranuar qeveria paraprake por se ai, nuk do t’i pranojë në asnjë mënyrë, pa marrë garanca të qarta. Ai tha se për këtë çështje, ka diskutuar edhe në takimet me presidentin francez, Emanuel Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe theksoi se që të dy kanë treguar mirëkuptim për pozicionet e Maqedonisë së Veriut. Kryeministri pret që në periudhën vijuese, të ketë bisedime të intensifikuara për këtë temë.
Hristikan Mickoski, Kryeministër i RMV-së
“Derisa jam unë kryeministër, nuk do të mbështesë kurrë ndryshime kushtetuese në të cilat nuk do të kem përfundim të qartë se do ta fillojmë dhe përfundojmë procesin, derisa nuk kam garanca të qarta se nuk do të kemi më çështje bilaterale dhe identitare. Unë mund të mbështesë vetëm një lloj të tillë të ndryshimeve kushtetuese, gjithçka tjetër nuk do ta mbështesë asnjëherë”, tha Mickoski.
Duke komentuar non paperin e propozuar nga presidenti francez dhe kancelari gjerman, Mickoski tha se, ai dokument dhe ajo reformë mundëson mekanizma me të cilat vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë mundësinë të shfrytëzojmë instrumente të caktuara dhe ai në asnjë mënyrë nuk është në konflikt me zgjerimin
Hristikan Mickoski, Kryeministër i RMV-së
“Do të thotë, këto janë dy procese paralele, ky është një proces tjetër, ndërsa zgjerimi do të mbetet një proces tjetër, takime më të shpeshte, të cilat nuk do të jetë në nivel të samiteve BE – Ballkani Perëndimor dy herë në vit, nga ajo që arrita të kuptoj, është se do të kemi takime të paktën dy herë në muaj, që është mirë sepse do të mundeni të bisedoni me njerëzit që vendosin dhe të krijoni politika dhe të ndërtoni ardhmërinë së bashku”, deklaroi kryeministri”.
Mickoski po ashtu tha se, mesazhet që dhanë liderët evropian gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt më 5 qershor në Tivat, kanë qenë ndër mesazhet më të fuqishme që kur ka marrë detyrën e kryeministrit, të cilat sipas tij, tregojnë se procesi i zgjerimit nuk ka përfunduar.
Teuta Buçi /SHENJA/