AA
Që nga sot është hapur Thirrja Publike për ndarjen e vauçerëve me vlerë për studentët për blerjen e pajisjeve elektronike, e cila realizohet përmes Portalit Kombëtar për e-shërbime – uslugi.gov.mk, informon Ministria për Transformim Digjital.
Të gjithë studentët mund të aplikojnë më së voni deri më 20 dhjetor 2025, ndërsa realizimi i vauçerëve, përkatësisht tërheqja e pajisjeve, mund të bëhet deri më 31 dhjetor 2025. Nga Ministria për Transformim Digjital sqarojnë se studentët që figurojnë në evidencën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, gjatë aplikimit nuk kanë nevojë të ngarkojnë asnjë dokument.
Hapat për aplikim për studentët që janë në evidencën e MASh-it
(linku i shërbimit: https://uslugi.gov.mk/service-details.nspx?serviceId=5980)
Studenti kyçet në uslugi.gov.mk dhe dorëzon aplikimin për shërbimin “Thirrje Publike për ndarjen e vauçerit me vlerë për studentët për blerjen e pajisjeve elektronike”. Në procesin e aplikimit nuk është e nevojshme të ngarkohen dokumente. Pas dorëzimit të suksesshëm, sistemi gjeneron një dokument – Vauçer me vlerë. Me vauçerin e marrë, dokument identifikimi dhe nënshkrimin e Deklaratës për përdorimin e vauçerit (në sallonin e shitjes së operatorit ekonomik), studenti mund ta tërheqë pajisjen elektronike nga operatori ekonomik i zgjedhur, më së voni deri më 31.12.2025, informojnë nga Ministria për Transformim Digjital.
Ata, gjithashtu, e sqarojnë edhe procesin e aplikimit për studentët që nuk janë në evidencën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Qyteti i Shkupit ka njoftuar se nesër, në orët e hershme të mëngjesit, do të kryhet dezinsektim ajror kundër formave
Maqedonia dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshje për vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare sipas sistemit One Stop. Marrëveshja mes ministrit të
Kryetari i partisë më të vogël në koalicionin qeverisës ZNAM, Maksim Dimitrievski, paralajmëron se partia e tij, pas këtij rikonstruimi