Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Hiqet kioska “Ali Tobaco” në afërsi të vendkalimit illegal në Bit Pazar
Maqedoni

Hiqet kioska “Ali Tobaco” në afërsi të vendkalimit illegal në Bit Pazar

July 2, 2026

AA

“Ndodhemi në Bit Pazar, ku pas disa paralajmërimeve është larguar konstruksioni i kioskës “Ali Tobacco”, e cila zinte një pjesë të trotuarit pranë urës. Hapësira tashmë është liruar, duke mundësuar lëvizje më të lehtë për këmbësorët”.

Largimi i kioskës vjen në kohën kur autoritetet e Qytetit të Shkupit kanë paralajmëruar masa për lirimin e hapësirave publike dhe rritjen e sigurisë në këtë zonë. Sipas informacioneve, ajo nuk është mbyllur, por është zhvendosur në një lokacion tjetër në afërsi, duke vazhduar aktivitetin e saj. Për ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, duke publikuar edhe pamje nga aksioni. “Me një fjalë të mirë dhe me qasje të përgjegjshme, nuk ka zgjidhje të pamundura!”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për vendkalimin ilegal të këmbësorëve pranë Bit Pazarit, i cili prej vitesh përdoret nga qytetarët, pavarësisht se nuk është i shënuar zyrtarisht. Autoritetet kanë paralajmëruar se çështja do të diskutohet më tej, me opsione që përfshijnë mbylljen e vendkalimit ilegal dhe gjetjen e një zgjidhjeje të re për qarkullimin e këmbësorëve, duke pasur parasysh debatet rreth urës ekzistuese për këmbësorë, e cila prej kohësh nuk është funksionale.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Serbi voziste me 158 km/orë aty ku lejoheshin vetëm 80

November 23, 2026
Maqedoni

Dyshohet për helmim të qenve në Butel, “Anima Mundi” kërkon

November 23, 2026
Maqedoni

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari

November 23, 2026
Maqedoni

Nga mesnata ulen çmimet e naftës dhe benzinës

November 23, 2026
Maqedoni

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri,

November 23, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5241
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15609
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Serbi voziste me 158 km/orë aty ku lejoheshin

Një shtetas serb është arrestuar në pikën kufitare të Tabanocit, pasi kishte drejtuar automjetin me shpejtësi 158 kilometra në orë,

Maqedoni

Dyshohet për helmim të qenve në Butel, “Anima

Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi” ka kërkuar reagim urgjent nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Agjencia

Maqedoni

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në

Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut thellojnë bashkëpunimin për transformimin e sistemit të drejtësisë. Kodi i ri Penal dhe

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.