Hoti: Zgjedhjet vijnë nga tentativa e një autokrati për uzurpim të shtetit
Ish-kryeministri Avdullah Hoti tha se vendi po shkon në zgjedhje më 7 qershor për shkak të, siç e quajti, tendencës autokratike të Albin Kurtit të Vetëvendosjes.
“Një autokrat dëshiron të uzurpojë shtetin. Kjo nuk mund të ndodhë”, shkroi ai.
Hoti theksoi se kjo duhet të ndalet.
“Nuk do të lejojmë të ndodhë”.
Ai bëri thirrje edhe për mobilizim qytetar.
“Duhet të bashkohemi të gjithë në refuzimin qytetar”.
Sipas tij, zgjedhjet janë moment për mbrojtjen e shtetit dhe institucioneve.