Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 KQZ obligon partitë të tregojnë deri më 7 maj për (mos) pjesëmarrjen në zgjedhje dhe formimin e koalicioneve
Kosovë

KQZ obligon partitë të tregojnë deri më 7 maj për (mos) pjesëmarrjen në zgjedhje dhe formimin e koalicioneve

May 3, 2026

AA

Të gjitha partitë politike të regjistruara dhe aktive në Kosovë janë të detyruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të deklarojnë nëse do të marrin pjesë apo jo në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të caktuara për 7 qershor 2026.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për Insajderin se partitë duhet gjithashtu të informojnë KQZ-në brenda afatit të përcaktuar nëse planifikojnë të garojnë në kuadër të ndonjë koalicioni.

Elezi ka bërë të ditur se ky obligim vlen për gjithsej 53 parti politike që aktualisht janë të regjistruara dhe funksionale në vend.

vend.

“Të gjitha partitë politike të regjistruara në Kosovë, janë të obliguara që në një afat prej 7 ditësh, pra nga 1 maji deri më 7 maj, të njoftojnë KQZ-në, për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Ky obligim vlen vetëm për 53 partitë politike që aktualisht janë pjesë e regjistrit të partive politike në Kosovë, pra jo edhe për subjektet politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje si nisma qytetare apo kandidatë të pavarur”, njoftoi Elezi.

Elezi theksoi se deri më 7 maj, partitë kanë afat që të njoftojnë KQZ-në në rast se duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit.

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partitë politike të cilat janë të regjistruara në KQZ dhe të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme përmes koalicionit duhet ta njoftojnë KQZ, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollim Financiar të Subjekteve Politike se duan të marrin pjesë në këto zgjedhje në këtë mënyrë. Afati i fundit për të bërë këtë njoftim është data 7 maj 2026. Koalicioni mund të ndërtohet nga së paku dy parti politike dhe sipas ligjit, partia politike nuk mund të tërhiqet nga koalicioni pasi të jetë certifikuar derisa rezultati i zgjedhjeve të certifikohet nga ana e KQZ. Gjithashtu partia politike e cila është anëtare e koalicionit nuk mund të marrë pjesë si anëtare në një koalicion tjetër apo edhe si parti e veçantë në të njëjtat zgjedhje”, tha ai për Insajderin.

Previous post
Next post
Të fundit
Botë

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti turk telefonon

November 27, 2026
Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla u dënua

November 26, 2026
Kosovë

Policia godet grupin e dyshuar për vjedhje të rënda, pesë

November 26, 2026
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon

November 26, 2026
Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV – të zgjidhen

November 26, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5262
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15660
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Botë Maqedoni

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti

Ajo që nisi si një incident në tribunat e stadiumit në Batumi të Gjeorgjisë, tashmë është shndërruar në një çështje

Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke lënë në fuqi dënimin me 30 vjet burgim

Kosovë

Policia godet grupin e dyshuar për vjedhje të

Pesë persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda në lokale

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.