Isnik Alimi, mesfushori shqiptarë me notën më të lartë në përballjen në Jerevan
Isnik Alimi ishte protagonist kryesor në fitoren e Maqedonisë ndaj Armenisë në Jerevan me 2-0. Alimi ishte asistues në golin e parë të shënuar nga Bojan Miovski, ndërsa realizoi golin e dytë për Maqedoninë, pas asistimit nga Ezgjan Alioski.
Sipas “Sofacore” e vlerësoi me notën 8.8 dhe shpallur mesfushorin shqiptarë si lojtari i ndeshjes në Jerevan. Alimi ishte në terren plot 90 minuta, duke prodhuar 33 pasime të saktë nga 41 në përgjithësi. Ndërkohë dhuroi edhe dy asiste kyçe, të cilët kanë vendosur takimin në Jerevan.
Sipas “Sofacore”, isnik Alimi ka fituar 11 nga 16 duelet ndaj futbollistëve të Armenisë, duke regjistruar ehde 3 driblime të suksesshme në mesfushë.