
Jakupi nga Svillarja: Stop shpifjeve – Bleranti është e ardhmja e Sarajit, ai është këtu nga bankat e fillores!
Një reagim publik ka ardhur sot pas përhapjes së komenteve dhe keqinterpretimit të një fotografie, e cila sipas autorit, ka sjellë “simptoma virusi” tek disa njerëz të gatshëm për të keqinterpretuar.
“Jam këtu për të respektuar dhe dëgjuar një mik timin. Nuk kisha ndërmend të komentoj mbi thashethemet, por do e bëj – edhe pse nuk e kam bërë ndonjëherë. Fotografia që qarkullon ishte thjesht një moment miqësor, pas një kohe të gjatë pa u parë. Folëm, qeshëm, ashtu si gjithmonë kemi qenë mësuar,” – theksohet në reagim.
Në vijim, sqarohet se për vite me radhë, janë pritur me respekt të gjithë kandidatët për kryetar komune, pa asnjë interes personal. “Asgjë e keqe nuk ka në këtë. Muhamedin e kam pritur së fundmi, ashtu siç do ta pres me dashamirësi edhe Blerantin, kur të vijë të dëgjojë hallet tona. Për ata që thonë se nuk e njeh rrugën për në Sfillare – e keni fotografinë e dytë, 16 vite më parë, në stadiumin e shkollës që sot është në gjendje më të keqe se atëherë. Bleranti, edhe nëse nuk e di rrugën, do ja mësoj unë – ashtu siç më ka ndihmuar ai në bankat shkollore.”
Mesazhi mbyllet me thirrjen për qetësi dhe respekt reciprok:
“Mbani gjakftohtësinë, njerëzillëku duhet të jetë përpara çdo gjëje. Pak fjalë, më shumë respekt.”