AA
Kreu i ASH-së, Arben Taravari, në konferencën për shtyp mbi situatën e pacientëve të lënduar në Koçan është pyetur edhe për zhvillimet e fundit politike.
Taravari konfirmoi se krerët e VLEN-it kanë mbajtur një mbledhje gjatë ditës së djeshme por se në momentin që do të ketë diçka konkrete, opinioni do të njoftohet.
“Po kishim mbrëmë takim me liderët e VLEN-it, ishte atmosferë konstruktive dhe natyrisht në momentin që do të kemi një vendim final, opinioni do të informohet”, tha Taravari.
Në lidhje me kanalet e komunikimit me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, Taravari theksoi se ai ka komunikim me të gjithë liderët e partive, përveç Ziadin Selës dhe Menduh Thaçit.
Sa i përket pozicionimit të kryetarit të komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, Taravari tha se ka zhvilluar disa takime me të por se vendimin final do duhet ta merr personalisht Shabani, se me cilin koalicion do të rreshtohet./Zyrtare.net/
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) kërkon shkarkimin e menjëhershëm të ministrit të Vetëqeverisjes Lokale dhe kryetarit të Partisë Demokratike të
Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i njohur në mbarë botën si “Tetori Rozë”. Gjatë këtij muaji
Fatmir Limaj, ish-komandat I UÇK-së dhe kryetari i Nismës, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë hapa konkretë