Jonida Vokshi ndan një moment të sinqertë të përditshmërisë si nënë
Moderatorja dhe aktorja e njohur, Jonida Vokshi, ka ndarë një moment të sinqertë nga jeta e saj e përditshme si nënë. Në një postim në Instagram, ajo shfaqet me një filxhan kafeje në dorë dhe një peshqir të mbështjellë në kokë, ndërsa në sfond duket rrëmuja tipike e një shtëpie me fëmijë.
“A ka kuptim shtëpia me fëmijë, pa rrëmujë dhe pa një mami që vjen vërdallë duke pirë kafe me peshqir në kokë?” – shkruan ajo me humor në postim.
Momenti ka ngjallur shumë reagime nga ndjekësit e saj, veçanërisht nga nënat që e kanë parë veten në këtë situatë. Jonida, e njohur për sinqeritetin dhe afërsinë me publikun, vijon të ndajë momente të jetës familjare, duke treguar realitetin e ëmbël, por edhe të lodhshëm të prindërimit, shkruan Kosovarja.

Bekim Sali në Nju Jork: Zgjerimi i BE-së
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në një mëngjes pune në Nju Jork me
Gani Geci e ulë për kafe edhe nipin
Pas përplasjeve dhe deklaratave të fundit, Gani Geci dhe Qëndrim Kryeziu, nipi i Azem Sylës, janë takuar për një kafe
Nisma e PDK-së për Specialen, ky është qëndrimi
Aleanca ka deklaruar se mbështet çdo iniciativë ligjore dhe demokratike që synon vendosjen e drejtësisë në procesin gjyqësor ndaj krerëve