AA
Kryeministri Hristijan Mickoski sot konfirmoi se pensionet do të rriten nga 1 tetori.
Siç theksoi Mickoski pas vizitës në Klinikën universitare të kardiokirurgjisë shtetërore, rritja e radhës do të jetë në pranverë.
“Nga 1 tetori është korrigjimi fillestar i pensioneve, rritja lineare, e pastaj do të ketë edhe në pranverë. Me këtë do të rrumbullaksohet cikli i investimeve dhe do t’i rrisë pensionet në mënyrë lineare në një shumë totale prej 7.000 denarëve për pensionist, që tejkalon këto 5.000 denarët për të cilët folëm gjatë fushatës”, theksoi kryeministri, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Mickoski për vizitë në Klinikë ishte së bashku me ministrin e Shëndetësisë Azir Aliu dhe drejtorin e Fondit shëndetësor, Sasho Klekovski.
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve dhe tensioneve të fundit në sheshin e Prishtinës, duke
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka bërë të ditur sonte, në emisionin “Debat në SHENJA”, se për herë
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, ka reaguar ndaj akuzave të Aleancës për Shqiptarët lidhur me përzgjedhjen e “mësimdhënësve