AA
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se kanë vullnet për bashkëpunim me Nisma Socialdemokrate të Fatmir Limajt.
Haxhiu duke hyrë në objektin e Kuvendit para nisjes së seancës konstituive për herë të 47-të, tha se kryetari i LVV-së, Albin Kurti do të ketë takim me liderin e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj për të konkretizuar vullnetin në marrëveshje politike, mirëpo që sipas saj deri tani s’ka asgjë të veçantë.
Duke folur për seancën e sotme, ajo u shpreh skeptike për zgjedhjen e trupave të kuvendit.
“Nuk besoj se do të ketë ndryshim as sot. Kemi përcjellë edhe qëndrimet e subjekteve opozitare nuk është se ata kanë ndryshuar…Ne kemi një afat të caktuar nga Gjykata Kushtetuese që është 26 korriku dhe shpresojmë që deri atëherë të ketë reflektim dhe ët gjithë deputetët të kryejnë detyrën kushtetuese…Natyrisht se do të ketë takime me zotëri Limaj nga kryeministri Kurti. Tashmë e kemi bërë të qartë se kemi vullnet nga dy palët që të vazhdojmë bashkëpunimin, por që nuk ka asgjë konkrete”, tha ajo.
Stefan Bogoev do të mbrohet në liri pasi Këshilli Penal i Gjykata Themelore në Shkup ka pranuar kërkesën e tij
Pas vendimit të Gjykata e Apelit në Shkup që konfirmoi dënimin e tij me një vit burg për ndërtim pa
Islanda është shpallur sërish vendi më i sigurt dhe më paqësor në botë, duke mbajtur këtë pozicion për të 19-in