AA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim “të ngrohtë dhe pozitiv në Capitol Hill” me kongresistin amerikan Jim McGovern.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim “të ngrohtë dhe pozitiv në Capitol Hill” me kongresistin amerikan Jim McGovern.
Kurti, në një postim në platform X, e informoi kongresistin McGovern mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe e falënderoi për angazhimin e tij të palodhur për drejtësinë për Vëllezërit Bytyqi, si dhe për përkushtimin e tij në avancimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Gjithashtu ramë dakord të punojmë së bashku për të gjetur mënyra për të rritur bashkëpunimin ekonomik midis vendeve tona, veçanërisht duke rritur investimet në biznes”, shkruan Kurti në X.
Ndryshe, takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Filloi Misioni Monitorues i WBIF në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali: Fokus te zbatimi efikas dhe rezultatet konkrete për qytetarët
VLEN vlerëson se Marrëveshja e Ohrit është arritje e të gjithë shqiptarëve dhe jo pronë e një partie politike. Në
Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se këtë fundjavë që vjen, përkatësisht më 27.06.2026 (e shtunë) dhe 28.06.2026 (e diel), në