Lama: LDK nuk duhet të kthehet në ‘patericë të LVV-së’, lidershipi aktual më shumë duket si vartës të Kurtit!
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar mbajtjen urgjente të një “Konvente të madhe të pajtimit” brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Hoti ka bërë thirrje për përfshirjen e të gjitha strukturave të partisë, duke theksuar se Konventa duhet të shërbejë për rikthimin e unitetit dhe besimit të brendshëm, si dhe për përcaktimin e ekipit që do ta udhëheqë LDK-në drejt zgjedhjeve të ardhshme.
Në lidhje me deklaratën e Hotit ka folur për “Gazeta Blic”, ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama.
Lama potencoi se kjo është një ide e mirë duke theksuar se ky subjekt politik duhet të bashkohet dhe të rikthejë gjithë potencialin e saj.
Ajo tha se ‘LDK si parti kontribuese në lirinë dhe pavarësinë Kosoves sot duhet të bashkëpunojë vetem me ato subjekte që respektojnë shtetin kushtetutën dhe rendin demokrarik ligjor’
“Mendoj se është ide e mirë. LDK duhet të bashkohet, të rikthejë gjithë potencialin e saj, por për ketë paraprakisht i duhet një vijë e qartë ideologjike dhe parimore që lidhet me traditat e saj si subjekt i djathtë, properendimor, dhe institucional. Po kështu ka nevojë për një strategji për të ardhmen, duke iu përshtatur sfidave të kohës, sic është lufta ndaj populizmit, distancimi nga partitë që synojnë çmontimin e shtetit, tejkalimi i urrejtjes dhe ndasive me subjektet politike te dala nga lufta, si PDK, AAK”
“LDK si parti kontribuese në lirinë dhe pavaresine Kosoves sot duhet të bashkepunojë vetem me ato subjekte qe respektojnë shtetin kushtetuten dhe rendin demokrarik ligjor” tha Lama.
Lama theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk duhet të kthehet në ‘patericë të LVV-së’
“LDK nuk duhet të kthehehet në paterice të VV. Aktualisht rrezikon të shuhet për shkak se një pjese e mire e elektoratit te saj kanë rënë pre e retorikes së VV ndersa lidershipi aktual me shumë duket si vartes te Kurtit”
Ajo tha se Avdullaha Hoti dhe të tjerët kanë shancin e fundit për ta shpëtuar LDK-në dhe rikthyer ne fizionominë e saj origjinale.
“Hoti dhe te tjeret kanë shancin e fundit për ta shpetuar LDK, per ta rikthyer ne fizionominë e saj origjinale, pasi aktualisht ështe larguar nga identiteti i saj” deklaroi Lama në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.