Lana Del Rey shpenzoi vetëm 350 euro për fustanin e saj të nusërisë
AA
Lana Del Rey thuhet se e bleu fustanin e nusërisë disa muaj para se të kurorëzonte dashurinë me martesë me tashmë bashkëshortin e saj, Jeremy Dufrene.
Krijuesja e hitit “Summertime Sadness” vendosi të blejë fustanin e saj nga Vintage Market nga Trashy Diva në New Orleans në maj.
Çmimi i saktë i fustanit të saj të nusërisë mbetet i paqartë.
Megjithëse, media të ndryshme pohuan se nuk ka gjasa që Del Rey, e lindur Elizabeth Woolridge Grant, të kishte shpenzuar më shumë se 350 euro, që është brenda intervalit tipik të çmimeve të dyqanit për fustanet e dasmës.
Dyqani mbart stile nga vitet 1920 deri në Y2K.
Është martuar Lana Del Rey
Siç kemi raportuar më parë, këngëtarja e “Say Yes to Heaven” u martua me udhërrëfyesin në ‘Airboat Tours by Arthur’ në Luiziana në fillim të kësaj jave.
Çifti organizuan një festë intime me familjen dhe disa miq të tyre më të ngushtë.
Këngëtarja e famshme njoftoi për lidhjen me Dufrene në fund të gushtit.
Megjithatë, një foto në Facebook nga viti 2019 zbulon se dyshja dyshohet se njihen me njëri-tjetrin prej vitesh.

Mickoski: Mbi 6.000 aplikime janë pranuar për masën
Sot është një ditë e rëndësishme dhe një hap i rëndësishëm për përfituesit e masës për vetëpunësim, për t’u bërë
Arbër Ademi: Raporti i KE-së zbulon krizën e
Partia opozitare shqiptare, BDI shpreh shqetësim të thellë lidhur me vlerësimet e Komisionit Evropian në Raportin për vitin 2025, veçanërisht
MPB me kallëzim penal për Fatmir Deharin
Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Kërçovës për “punë të pandërgjegjshme në shërbim” Sektori për Punë të Brendshme në Kërçovë ka