Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Levandovski e nis mirë te Barcelona, më e mira në 5 vitet e fundit
Sport

Levandovski e nis mirë te Barcelona, më e mira në 5 vitet e fundit

August 26, 2024

AA

Për të dytën ndeshje radhazi ai ishte vendimtar me golin e tij për t’i dhënë fitoren Barçës. Pas dy golave kundër Valencias në javën e parë, ai shënoi golin vendimtar në suksesin kundër Bilbaos (2-1). Pa harruar faktin se ndaj baskëve, polaku ka qenë i pafat në dy raste, teksa është ndalur nga shtylla. Tre gola në dy ndeshje që ftojnë optimizëm me atë që do të vijë në këtë sezon.

Këta tre gola në dy javët e para të La Liga-s janë fillimi më i mirë i Levandovskit në tri sezonet e tij si lojtar i Barçës.

Por ato gjithashtu përmirësojnë rekordet e dy sezoneve të mëparshme me Bajernin e Munihut. Në sezonin e tij të parë si lojtar i Barcelonës në atë 2022- 2023, polaku shënoi dy gola në dy ndeshjet e para të kampionatit falë dygolëshit të tij kundër Sosiedadit, ndërsa në sezonin e kaluar nuk shënoi asnjë gol në dy ndeshjet e para në la Liga.

Me Bajernin, Levandovski shënoi dy gola në dy ndeshjet e para të Bundesligës 2021-2022, me golat kundër Mënçengladbahut dhe Këlnit.

Në sezonin 2020-2021, Leva pati vitin e tij më të mirë në nivelin e realizimeve me 41 gola në 29 ndeshje në Bundesligë, por shënoi vetëm një gol në dy javët e para të kampionatit. Në atë sezon ai ishte nën komandën e Hansi Flik, i cili pas fitores kundër Bilbaos, nuk ngurroi ta vlerësonte sulmuesin si një nga arkitektët e mëdhenj të fitores.

“Ai është një golashënues, një golashënues i lindur dhe goli i tij na ka dhënë tre pikë dhe fitoren. Roberti është shumë profesionist, ai e merr shumë seriozisht çështjen e gjendjes fizike, është çështje trupi, jo moshe”, tha Flik.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

November 16, 2026
Maqedoni

Alta Banka del në shitje: Ja sa kushton një aksion

November 16, 2026
Maqedoni

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026” në Athinë

November 15, 2026
Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që humbi jetën

November 15, 2026
Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja

November 15, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5179
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15500
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut sot do të sjellë një vendim të ri për çmimet me

Maqedoni

Alta Banka del në shitje: Ja sa kushton

Alta Banka SHA Manastir do të dalë zyrtarisht në shitje përmes një ankandi publik, sipas njoftimit të lëshuar nga administratori,

Maqedoni

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026”

Kumanovarja Dr. Nurije Aliu, specialiste e gjinekologjisë dhe obstetrikës, ka marrë pjesë në Kongresin Botëror COGI 2026, të mbajtur në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.