Lila e Zhegrovës eliminon Fenerbahçen e Murinjos në shtesa
Ndeshjet e turit të tretë të Ligës së Kampioneve kanë pwrcaktuar edhe emrat e skuadrave të cilat do të diskutojnë mes tyre praninë në fazën e kampionatit të këtij turneu, që eksperimenton në këtë edicion me një format të ri të asaj që dikur ishte faza në grupe.
Skuadra franceze, Lill, ia ka dalë të kalojë në turin tjetër, duke eliminuar jo pa vështirësi Fenerbahçen e Murinjos, falë një barazimi në shtesa, pasi rezultati 1-0 i kohës së rregullt kishte bërë të pavlefshme fitoren e francezëve në ndeshjen e parë me shifrat 2-1. Një penallti e David në shtesën e dytë ishte ajo e cila i siguroi Lillës kalimin në turin tjetër.
Edhe Sparta e Pragës e Qazim Laçit ka kaluar më tej, me një fitore 3-2 në transfertë në Rumani ndaj FCSB. Për t’u theksuar eliminimi i PAOK-ut grek, por edhe i Union SG të Belgjikës, Tuentes të Holandës dhe Gllasgou Rejnxhërs të Skocisë.
REZULTATET
APOEL-Sllovan Bratislava 0-0
Bodo/Glimt-Jagellonia 4-1
Fenerbahçe-Lilë 1-1
Tuente-Salcburg 2-3
PAOK-Malmo 3-4
Ferencvarosh-Midtjylland 1-1
Ludogorets-Karabak 2-6
FSCB-Sparta Pragë 2-3
Rojal USG-Slavia Pragë 0-1
Rejnxhërs-Dinamo Kiev 0-2
NDESHJET PLAY-OFF
Jang Bojs-Gallatasaraj
Dinamo Zagreb-Karabak
Midtjylland-Sllovan Bratislava
Bodo/Glimt-Crvena Zvezda
Malmo-Sparta Pragë
Lilë-Slavia Pragë
Dinamo Kiev-Salcburg