AA
Shkruan: Kimete Berisha
Lumturia ime, një copë basme në Shkup!
– Një shitës lëkurash në Bazzar të Shkupit më thirri me sa zë kishte:
“Hey, Lady in Red!”
– Pak më tej, tek ura e improvizuar përballë kryqit të madh, një djalë i binte daulles… trupi m’u çua peshë nga kontrasti.
– Unë mund të vallëzoj këtu, të dridhem, të bëj çfarë dua.
– Të gjithë flisnin turqisht, dhe askush nuk më njihte.
Përveç Erdoganit.
– Ndjehesha si alarm i orës pa akrep, që zgjon kalimtarët nga letargjia dhe u kujton se lumturia ka ngjyrë.
– Kushdo që më shikonte mendonte se jam e lumtur!
Askush nuk më fliste shqip… shqiptarët e lumtur janë të rrallë.
Ose të zhdukur.
– S’di pse arti konsiderohet vetëm trishtim?
Lumturia është për të pamendët.
Për ata si unë: me flokë të gjata…dhe mendje të shkurtëra.
– Flokët e mi janë të miat…kur dua, bëhen gërshërë për mendimet e mia errëta.
– Lumturia ime është si një copë basme:
E qëndis si dua vet, e shqyej, marr një copë tjetër dhe e qëndis nga fillimi… si dua vet.
Dhe ngapak e shpërndaj: jo lumturinë që tepron, por një trohë nga ajo që është e imja.
– Në sallën nga xhamat e vjetër dhe nga druri i ri, mbahej një koncert që tingëllonte… si instrument i paakorduar.
– Muzikë pa gëzim, pa trishtim, pa kujtime fëmijërie, nusërie, robërie, lirie… pa asgjë…
pa kujtimin për vdekjen, vetminë e Perëndisë dhe mungesën e burrit që nuk të gjeti kurrë.
– Kaos tingujsh që i quajnë art.
Autorit askush nuk i tregon se nuk është art…por një lëmsh monoton, si të rrahësh tepsinë në vend të defit!
– …Atëherë aty kishte më shumë instrumente sesa publik.
Lumturia ime u distancua nga vrasësi i saj artistik.
Edhe ky kaos artistik nuk arriti ta prishë lumturinë time.
P.S. Mos u dorëzo, shpirt!
Sepse dorëzimi yt s’ka dëshmitarë.
(Shkup, 27 shtator 2025)
Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale ndaj tre personave në lidhje me një incident të ndodhur më
Studeniçani, komunë prej rreth 22 000 banorësh dhe me rreth 2577 fëmijë të grupmoshës parashkollore nuk e kanë asnjë çerdhe.
Aktivisti i shoqërisë civile, Arianit Xhaferi, ka reaguar ndaj festimeve në Shkup për kthimin në shtëpi të ish funksionarit të