Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Makedonija Gj.P. nga dita e hënë vazhdon përgatitjet në Kroaci
Sport

Makedonija Gj.P. nga dita e hënë vazhdon përgatitjet në Kroaci

January 14, 2024

AA

Skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit ndryshe nga skuadrat e tjera të Ligës së Parë Futbollistke të Maqedonisë, do të vijojë përgatitjet kryesore në Kroaci dhe jo në Antali të Turqisë. Trajneri Toni Xhangarov është i bindur se me prurjet e fundit, është formuar ekipi, i cili do të luftojë për dalje nga zona e rrezikut dhe Kupën e Maqedonisë, ku janë në fazën e gjysmëfinales.

Toni Xhangarovski, trajner i Makedonija Gj.P.

“Kemi realizim të dobët dhe në pjesën e dytë vendosën gjërat në një letër dhe të sjellim sulmues kualitativ siç është Krste Velkovski, një reprezentues mjaft kualitativ dhe një sulmues i mirënjohur si Baloteli, i cili ishte pjesë e Vardari dhe e dijmë se çfarë suksese kishte atë kohë Vardari….

 

Xhangarovski, beson se pëgatitjet shkojnë në kahjen e duhur dhe qëllimi kryesor mbetet gara evropiane.

 

Toni Xhangarovski, trajner i Makedonija Gj.P.

Të gjithë janë shëndosh dhe të gatshëm për stërvitje në këtë qendër stërvitore ku i bëjmë të gjitha përgatitjet dhe këtu jemi plot 7 ditë….Nuk jam i kënaqur me pozitën në tabelë dhe qëllimi kryesor është që ikim nga pjesa e poshtme, mirëpo pa dyshim se do të kërkojmë edhe trofeun e Kupës. Dalja në Evropë mbetet pjesa parimore.

 

Gjorgji Stoilov dhe Altin Aliji janë të kënaqur me përgatitjet e deritanishme dhe besojnë ekip nga Gjorçe Petrovi do të jetë befasia e sezonit pranveror.

 

Altin Aliji, futbollist i Makedonija Gjorçe Petrovit

 

Faleminderojë trajnerin që më ka dhënë mundësi me luajtur. Kam shënuar edhe dy gola, një në Kup dhe një në Ligën e Parë. Po vazhdojmë me stërvtjet , kemi edhe ndeshje të radhës, të martën me Dinamo Zagrebin. Përgatitemi për atë ndeshje dhe do të vazhdojmë për lojrat tjera….

 

 

Gjorgji Stoillov, futbollist i i Makedonija Gjorçe Petrovit

“Jemi duke punuar që të dalim nga kjo krizë dhe mendojë se në pjesën pranverore do të dëshmojmë se mundemi dhe jam i bindur dhe do të kërkojmë largimi nga ajo zonë dhe jemi në gjysmëfinale të Kupës”

 

Më 16 janar Makedonija Gjorçe Petrov do të përballet me Dinamo Zagrebin, më 20 janar sfidon Osijekut, më 23 janar takohet me Aluminij, ndërsa më 31 janar do të jetë sfida me Sarajevën. Ndërkohë  më 10 shkurt është caktuar sfida me KF Besa, edhe pse ndërkohë mund të zhvillojnë disa ndeshje shtesë, pasi që janë disa oferta nga skuadra e Ligës së Parë të Serbisë.

Mahir Thaçi

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026” në Athinë

November 15, 2026
Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që humbi jetën

November 15, 2026
Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja

November 15, 2026
Kosovë

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione

November 15, 2026
Maqedoni

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin e Shqipërisë

November 15, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5179
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15498
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026”

Kumanovarja Dr. Nurije Aliu, specialiste e gjinekologjisë dhe obstetrikës, ka marrë pjesë në Kongresin Botëror COGI 2026, të mbajtur në

Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e djeshme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit në Shqipëri, ku kanë

Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS:

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka ngritur pikëpyetje të forta lidhur me historinë e ALTA BANKËS, duke vënë në fokus

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.