Nalan Shaban – makeup artistja e njohur shkupjane – e cila karrierën e saj e ka filluar si “nail” artiste, grimere e personazhëve kryesor të filmave të famshme, ndërsa ka përfunduar si makeup artist profesionale. Ajo sëfundmi ka hapur edhe Studion e saj profesionale në zemër të Shkupit, në kompleksin elitar “Premium Residence”.
Talenti i saj i patjetërsueshëm i ka dhënë mundësinë që të ndërthuri artin dhe të bukurën në profesionin e make up artist. Falë këtij talenti dhe punës profesionale ajo sjellë për të gjitha vajzat e reja, nuset, por edhe personazhët e njohur të estradës dhe ekranit një metodologji, trajtim profesional që dukja e juaj të shkëlqen.
Portretit femëror, të krijuar me hijeshi prej saj, i shtohen stilimet e kornizës së bukurisë: flokëve dhe fytyrës.
Ajo ka ndjekur kurse të ndryshme nga makeup artiste me famë ndërkombëtare për të arritur dhe për ta përsosur punën e saj.
Ka punuar nëpër projekte të ndryshme televizive, videoklipe muzikore, shfaqe teatrore, filma me metrazh të gjatë dhe seriale.
Së fundmi ajo ka hapur edhe studion (salonin) e saj te bukurisë ku ofron të gjitha shërbimet që mund ti kërkon një femër.
Studion e saj mund ta gjeni në hapësirat e PREMIUM RESIDENCE – në Shkup.(PRESSonline.al)
Gjashtë persona janë ndaluar, ndërsa një tjetër është ftuar në bisedë zyrtare pas aksionit policor të zhvilluar lidhur me të
Pasi temperaturat në Maqedoni e Veriut do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius, Instituti i Shëndetit Publik, ka publikar
Situata në Gostivar në lidhje me ujin e pijshëm po normalizohet gradualisht, pasi procesi i hiperklorimit të ujit në Gostivar