AA
Republika e Maqedonisë së Veriut, përmes strukturave dhe institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e fondeve nga instrumenti IPA/IPARD i Bashkimit Evropian, ka marrë vendim për pezullim të përkohshëm të pagesave nga programi IPARD.
Ky vendim vjen pas zhvillimeve të fundit që lidhen me Agjencinë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
“Për këtë vendim të njëjtën ditë është njoftuar Komisioni Evropian dhe shërbimet në Bruksel, të cilat kanë reaguar pozitivisht dhe e kanë përshëndetur vendimin e strukturave kombëtare. Qëllimi është të sigurohet garanci se sistemi i vendosur garanton ligjshmërinë dhe rregullsinë e pagesave nga IPARD, si dhe ekzistencën e masave efektive kundër mashtrimeve dhe korrupsionit. Aktualisht, strukturat kombëtare për menaxhimin e fondeve nga IPA/IPARD po ndërmarrin masa shtesë dhe aktivitete lidhur me zhvillimet aktuale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Maqedonia e Veriut ka marrë nga Komisioni Evropian, që prej vitit 2009, të drejtën për menaxhim të decentralizuar të fondeve të instrumentit IPA/IPARD.
Ndërkohë, përfaqësuesi i LSDM-së, Lupço Nikollovski, ka njoftuar sot se programi IPARD 3 është ndalur, dhe se mijëra fermerë kanë mbetur pa pagesa pas skandalit korruptiv dhe arrestimit të drejtorit Ilija Stojlev, kreu i Agjencisë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.(INA)
Më 28 maj do të nisë gjykimi ndaj ish-gjyqtarit të Apelit, Gjoko Ristov, i cili akuzohet për fshehje të pasurisë
Policia ka arrestuar 14 shoferë gjatë 24 orëve të fundit në territorin e gjithë vendit për shkelje të rënda në
Dogana po bëhet gjithnjë e më e “pasur”. Pas gjetjes dhe konfiskimit të afro gjysmë milion euro nga doganierët në