Marku: Kongo, do të pendohet që zgjodhi të luftonte me mua
Boksieri shqiptar Florian Marku dhe ai britanik Kris Kongo, do të duelojnë në mars të këtij viti. Një sfidë që pritet me interes, sidomos pas sherrit që dy boksierët paten, kur u përballën me njëri-tjetrin në një konferencë shtypi, në gusht të vitit të kaluar.
Duke folur për këtë incidentin e vjetër, boksieri i pamposhtur shqiptar Florian Marku, për “Sky Sports Boxing” shpjegoi atw situatw.
“E dija se ai e donte atë luftë. Unë i thashë “para së gjithash shko rrih djemtë që të rrahën’ dhe vetëm atëherë eja dhe fol me mua. Ai nuk po shkonte dhe unë e shtyva”.
Marku e paralajmëroi rivalin britanik për sfidën mes tyre.
“Do të pendohet. Do të pendohet që zgjodhi të luftonte me mua. Kur të jemi në ring, ai do ta kuptojë këtë”.
Pasi mposhti Dilan Moran në vetëm një raund, Florian Marku ka kërkuar një luftë të madhe.