
Merkato kuqezi ndizet: Allegri miraton transferimin e super lojtarit
AA
AC Milan është duke lëvizur me ritëm të shpejtë në merkato për të zgjidhur boshllëqet në mbrojtje, me theks të veçantë në pozicionet e mbrojtësve të krahut.
Sipas të përditshmes italiane La Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë janë pajtuar me trajnerin e ri Massimiliano Allegri për transferimin e Marc Pubill, mbrojtësit të talentuar spanjoll, transmeton ORAinfo
Vendimi për të përshpejtuar tratativat është marrë pasi drejtuesit teknikë, përfshirë Igli Taren, kanë evidentuar mungesat e theksuara në të dy krahët e mbrojtjes. Deri tani, Davide Calabria dhe Theo Hernandez kanë mbajtur peshën e madhe në fazën mbrojtëse dhe atë ofensive, por mungesa e alternativave cilësore ka nxjerrë në pah një rrezik të madh për sezonin e ri.
Marc Pubill, i lindur në vitin 2003 dhe aktualisht pjesë e UD Almería në La Liga, shihet si një profil i përshtatshëm për mbrojtjen e djathtë, falë fizikut të tij dhe aftësive për të ndihmuar edhe në sulm. Ai pritet të jetë përforcimi i parë konkret në epokën e re me Allegrin në stol.
Milani synon të kompletojë këtë transferim përpara se skuadra të niset për turneun parasezonal në Lindjen e Largët, ku do të përballet me ekipe si Arsenali dhe Liverpooli – dy skuadra të njohura për shpejtësinë dhe agresivitetin e tyre në krahë.
“Për të shmangur zgjidhje emergjente në ndeshjet miqësore të gushtit, përforcimet në mbrojtje janë prioritet absolut,” thekson Gazzetta, duke shtuar se Allegri po bashkëpunon ngushtë me Taren për të ndërtuar një skuadër kompetitive që në javët e para. /ORAinfo/