Mickoski: Kam biseduar me Kasamin për emrat e rrugëve me figura të Maqedonisë
Pas një sërë kritikash dhe reagimesh lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit për emërtimin e rrugëve në Tetovë, me çka u rikthyen disa emra të vjetra, sot, për këtë çështje ka folur edhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Ai tha se ka biseduar me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, rrugët që janë me numra ose pa emra në të ardhmen të emërohen me emra personalitetesh që kanë lënë gjurmë në shtet. Megjithatë, Mickoski tha se vendimet e gjykatës nuk i komenton, por ka shtuar se ky vendim nuk është përfundimtar. Sipas Mickoskit, qëllimi është që këto rrugë të marrin emrat e personaliteteve që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për shtetin e pavarur të Maqedonisë.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINSITËR
“Mendoj se kjo është fillimi i një procesi i cili do të duhet të rezultojë me vendim. Përndryshe me Bilall Kasamin kemi biseduar që në të ardhmen emra e rrugëve që janë me numër ose pa numër, që të marrin emra të njerëzve që janë meritor për Maqedoninë si shtet i pavarur dhe unë qëndroj pas kësaj, për shkak se do të ishte mirë që rruga të mos jetë me numër por të jetë me emrin e ndonjë njeriu që është meritor për shtetitn e pavarur të Maqedonisë”.
Kujtojmë se çështja e emërtimit të rrugëve në Tetovë është rikthyer në qendër të debatit publik pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të vitit 2007. Ky vendim ka nxitur reagime të ashpra politike, sidomos partitë shqiptare në opozit, të cilët e konsiderojnë atë si cenim të identitetit dhe trashëgimisë historike të shqiptarëve në Tetovë, ndërsa autoritetet komunale paralajmërojnë se do të vazhdojnë procedurat për emërtimin e rrugëve në përputhje me ligjin. Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, para disa ditëve tha se se këto veprime janë të organizuara nga BDI dhe Gjykata Kushtetuese, duke shtuar se vendimi i vitit 2007 për emërtimin e rrugëve në gjuhën shqipe, ka qenë vendim gjysmak nga BDI, teksa tani tha ai do të regjistrohen sipas ligjit.
Samir Mustafa /SHENJA/