Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Mickoski: Kushtetuta jonë ofron mbrojtje për të gjithë qytetarët
Maqedoni

Mickoski: Kushtetuta jonë ofron mbrojtje për të gjithë qytetarët

August 20, 2026

AA

Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur se nëse ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar janë rikthyer në tryezë për të tejkaluar mosmarrëveshjen me Bullgarinë dhe se pas pushimeve a do të ketë bisedime me opozitën për të tejkaluar bllokimin në Parlament me shumicën e Badenterit tha se për të dyja rastet do të ketë bisedime derisa të arrihet një zgjidhje.

MARKETING


Description of image

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Politika bazohet në bisedime. Unë jam një nga ata politikanë që duan të flasin derisa të arrihet një zgjidhje. Si në rastin e parë ashtu edhe në të dytën, ne do të vazhdojmë të flasim. Sigurisht, ne i dimë cilat janë vijat tona të kuqe dhe brenda këtyre vijave të kuqe, do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje si për çështjen e parë ashtu edhe për të dytën.”

Lidhur me deklaratën e kryeministrit Bullgar Rumen Radev se ai mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian, por kërkon përmbushjen e detyrimeve të marra dhe mbrojtjen e bullgarëve në RMV, Mickoski tha se Kushtetuta ofron mbrojtje serioze për të gjithë qytetarët dhe se këtë e ka dëshmuar edhe Këshilli i Evropës, i cili merret me të drejtat e njeriut. Por siç thotë ai të njejtën nuk e vepron edhe Bullgaria.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Tani këtu vijmë te tema e dytë, dhe ajo është se çfarë bëjmë me komunitetin maqedonas në anën tjetër të kufirit, duke pasur parasysh se Bullgaria ka ratifikuar — një qeveri tjetër, jo kjo e zotit Radev — se do t’i respektojë të drejtat e njeriut, ndërsa nga ana tjetër vazhdimisht shmang regjistrimin e shoqatave të komunitetit maqedonas në Bullgari”.

Mickoski tha se deri tani nuk është iniciuar ndonjë takim në çfarëdo niveli. Ai potencoi se pret që përpjekjet diplomatike për të gjetur një zgjidhje fillimisht t’i afrojnë qëndrimet e të dyja palëve. Nëse ka mundësi për një afrim të tillë, atëherë jam absolutisht i gatshëm, tha Mickoski.

Medina Ajeti /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Kredia shndërrohet në sherr mes bashkëshortëve – Burri rrah gruan,

November 21, 2026
Kosovë

Incident në vizitën e Jakup Krasniqit: Dyshohet se pjesëtari i

November 20, 2026
Maqedoni

UEJL shënon 25-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne dhe

November 20, 2026
Maqedoni

Agim Islami nga Shkupi: 18 vite burg, 18 vite heshtje,

November 20, 2026
Kosovë

Skandal në Spitalin e Prizrenit: Gjobitet me 3 mijë euro

November 20, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5223
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15574
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

UEJL shënon 25-vjetorin e themelimit me një ceremoni

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), sot shënoi 25-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne, në të cilën, krahas përvjetorit jubilar,

Maqedoni

Agim Islami nga Shkupi: 18 vite burg, 18

Sa herë afrohen zgjedhjet, politikanëve u kujtohen rastet e rënda, u zgjohet ndërgjegjja dhe u mbushet goja me drejtësi. Pastaj,

Maqedoni

Një hap drejt Evropës pas Brexit-it: Britania dhe

Dhjetë vjet pas referendumit të Brexit-it, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian po ndërmarrin hapa të rinj drejt afrimit të

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.