Moment magjik për talentin shqiptarë, në stoli e Arsenalit në derbin e Londrës
Moment tepër special në karrierën e talentit shqiptar, Maldin Kacurri, i cili ishte në stol me skuadrën e Arsenalit në derbin ndaj Totenhemit, që u fitua me rezultatin 0-1 nga “Topçinjtë” e Mikel Artetës.
Futbollisti 18-vjeçar ka qenë më parë pjesë e moshave të Fulham, por ishte Pep Mertesaker që e mori tek ekipi i të rinjve të Arsenalit.
Kacurri njihet si një mbrojtës i pakalueshëm, luftarak dhe me një shtat të lartë që e dallonte ndjeshëm nga bashkëmoshatarët e tij. Ai nuk arriti të debutante edhe se u grumbullua me ekipin e parë, mirëpo kjo tregon shumë se e ardhmja e tij pritet të jetë tepër e ndritur.
Vlen të theksohet fakti se Kacurri është aktivizuar 5 ndeshje me Kombëtaren U19 dhe 2 ndeshje me Kombëtaren U-17.