MPB: 17 shoferë privohen nga liria për shkak të drejtimit të pakujdesshëm automjetit
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 17 shoferë për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjeteve.
Prej tyre, gjashtë shoferë nga Kriva Pallanka, Kumanova, Dellçeva dhe Radovishi kanë drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit. Shoferi nga Radovishi ka shkaktuar edhe aksident trafiku, pas çka është larguar nga vendi i ngjarjes.
Tetë shoferë nga Shkupi, Dellçeva, Gjevgjelia, Bogdanci, Prilepi dhe Makedonski Brodi kanë drejtuar automjete pa poseduar patentë shoferi, ndërsa një shofer nga Koçani ka drejtuar automjet edhe përkundër ndalimit aktiv për drejtim.
Në Kavadar është privuar nga liria një shofer i cili drejtonte motoçikletë të paregjistruar dhe pa poseduar patentë shoferi, ndërsa në Demir Hisar është hasur një shofer që drejtonte automjet pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit.
Ministria e Punëve të Brendshme rikujton se mosrespektimi i rregullave dhe rregulloreve të trafikut rrezikon drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, pa patentë shoferi ose në kundërshtim me ndalimin e shqiptuar paraqet rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. U bëjmë apel të gjithë shoferëve për pjesëmarrje të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme në komunikacion, me qëllim që së bashku të kontribuojmë për siguri më të madhe në rrugë.