AA
Avokati shqiptar Spartak Ngjela ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq, i cili në një intervistë për radiotelevizionin publik serb ka thënë se Serbia mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian para vitit 2030, por pa e njohur pavarësinë e Kosovës.
Vuçiq deklaroi:
> “Unë besoj se ekzistojnë shanse që Serbia të bëhet pjesë e BE-së para vitit 2030. Por ekziston një çështje tjetër, çështja e Kosovës. Unë nuk mund dhe nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës.”
Në lidhje me këtë qëndrim, Ngjela e ka cilësuar deklaratën e Vuçiqit si të paarsyeshme dhe absurde.
Sipas tij, presidenti serb po sillet në mënyrë irracionale, duke bërë deklarata që nxisin tensione në rajon.
Ngjela tha për “Bota Sot”:
> “Nuk mund t’i diskutosh me një arsye normale ato rrjedhje mendore që konstatohen vijimisht te Vuçiq.
Ai është një kryeministër që përditë thotë: ‘Do të marr Kosovën’, edhe pse e di që në Kosovë ka trupa nga NATO.
Dhe këtu mbyllet çdo diskutim për marrëzinë e Vuçiqit.”
Deklarata e Vuçiqit vjen në një kohë kur dialogu Kosovë–Serbi, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ndodhet në ngërç të thellë. Brukseli ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kusht i domosdoshëm për përparimin e Serbisë drejt integrimit evropian.
Megjithatë, Vuçiq vazhdon të ecë në vijën e hollë mes Lindjes dhe Perëndimit – duke ruajtur marrëdhënie të ngushta me Moskën dhe Pekinin, ndërsa publikisht deklaron se synon anëtarësimin në BE.
Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti do të jetë njëri ndër tre kandidatët për rektor të Universitetit të Tetovës, ku siç mësohet
Universiteti është, para së gjithash, një ide – ideja e dijes si liri, e të vërtetës si proces, e njeriut
Botuesi i SHB Shkupi, Azam Dauti, ka dal në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë, duke theksuar se gjuha shqipe