Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Myftina e Tetovës i çon letër Rijasetit të BFI-së
Maqedoni

Myftina e Tetovës i çon letër Rijasetit të BFI-së

February 5, 2024

AA

Rijaseti i BFI-së

​Reis Ulema hafiz Shaqir ef. Fetahu

​Lënda: Informim

​Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame e Tetovës në mbledhjen e mbajtur më 02.02.2024 (e premte) me anëtarët e Muftinisë: 1. Qani Nesimi, 2. Namik Xhaferi, 3. Jonus Husejni, 4. Sefer Ziberi, 5. Amdiarfi Xhemi, 6. Shafi Ajdini, 7. Avdiraim Murati, 8. Besim Memedi, 9. Alimurat Ismaili, solli këto vendime:

​A) Vendimet tuaja me nr. 02-73, 02-74, 31.01.2024 me të cilin shkarkoni nda detyra dy të punësuarit e Muftinisë së Tetovës (z. Xhemali Sejdija dhe z. Shaban Shaqiri), i konsiderojmë joligjorë dhe jokushtetues, gjithmonë bazuar në nenin 31 pika 8 dhe neni 57 të Kushtetutës së BFI-së të RMV-së.
​B) Arsyetimi i vendimeve të sjellura nuk korrespondon me faktet, dhe atë:

​1. Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame e Tetovës, nuk ka asnjë propozim drejtuar Organeve të BFI-së të RMV-së (Rijaset apo Reis Ulemasë), për të ndërmarrë një veprim për shkarkimin e z. Xhemali Sejdija dhe z. Shaban Shaqirit. Për Muftininë e Tetovës vendimi i Reisit për shkarkim të tyre konsiderohet antikushtetues dhe si i tillë është i papranueshëm.

​2. Arsyet e përcaktuara që ju përmendni në shkarkimin e z. Xhemali Sejdija dhe z. Shaban Shaqiri (dhuna, cenimi fizik, përdorimi i revoles, etj.) nuk janë të vërteta. Nëse ju dyshoni, në saktësinë e argumenteve tona, Muftinia e Tetovës ua ofron edhe video materialin komplet, për të vërtetuar se si është zhvilluar i tërë skenari i përgatitur nga i ashtuquajturi UD Mufti Dr. Selver Xhemaili, më 31.01.2024, para dyerve të Muftinisë së Tetovës, i cili material tash më, me kërkesë zyrtare të MPB-së, është përcjellë në Ministrinë e punëve të Brendshme-SPB Tetovë.

​3. Kërkojmë nga Reis Ulema i BFI-së të RMV-së, Hafiz Shaqir ef. Fetai, që në afatin e paraparë ligjorë t’i shpallë të pavlefshëm vendimet me nr. 02-73, 02-74, 31.01.2024.

​4. Ne tërë materialin dokumentues e procesuojmë në organet kompetente (prokurori dhe gjykatë) dhe po ngrejmë padi për organizatorët dhe ata përreth që i ndihmuan të keqes, për të terrorizuar institucionin e shenjtë të muslimanëve-Muftininë e Tetovës.

​C) Myftinia e Tetovës (anëtarët e Muftinisë) nga Reis Ulemaja kërkojnë shkarkimin e Beqir Mehmetit dhe Taxhudin Hamidit, pasi të dy e kanë tradhtuar dhe dhunuar Muftininë e Tetovës.
​
​P.S

​Për Muftininë e Tetovës, Ligjshmëria dhe Kushtetutshmëria mbeten postulate kryesore në sjelljen e vendimeve.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

A e ka gjetë PDK kryetarin dhe a mund të

November 19, 2026

“Jo, nuk është fotografi e pasluftës”, Hykmete Bajrami ndan pamje

November 19, 2026

Kosovë

Zbulohen prapaskenat nga takimet PDK-VV, emri i Justina Shiroka-Pulës nuk

November 19, 2026
Maqedoni

Shaqiri u bën thirrje shqiptarëve të Butelit të ndryshojnë vendbanimin

November 18, 2026
Botë

Vizita e ish-aktores së filmave për të rritur në Xhaminë

November 18, 2026
  • Botë 19
  • Kosovë 5208
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15548
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

A e ka gjetë PDK kryetarin dhe a

Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, ka folur për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, duke thënë se ende nuk

Kosovë

Zbulohen prapaskenat nga takimet PDK-VV, emri i Justina

Deputeti i PDK-së Rrahman Rama, ka zbuluar prapaskena nga takimet me Kurtin për zgjedhjen e emrit të presidentit, ai ka

Maqedoni

Shaqiri u bën thirrje shqiptarëve të Butelit të

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, në emisionin “IMPAKT”, në TV SHENJA ka bërë thirrje që qytetarët shqiptarë që

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.