Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Në Klinikën e Ortopedisë u kryen me sukses dy transplante kockash nga donatorë të vdekur tek pacientë pediatrikë
Maqedoni

Në Klinikën e Ortopedisë u kryen me sukses dy transplante kockash nga donatorë të vdekur tek pacientë pediatrikë

December 6, 2025

AA

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se Klinika e Ortopedisë kreu me sukses dy transplante kockash nga një dhurues i ndjerë te pacientë pediatrikë.

Operacioni i parë u krye tek një vajzë 14-vjeçare me një anomalitet të lindur të këmbës. U arrit një korrigjim i qëndrueshëm dhe pacientja u rikthye në aktivitetet e zakonshme. Operacionin e udhëhoqën shk. bashk. dr. Nenad Atanasov dhe as. dr. Milena Bogojevska Doksevska, me një ekip që përfshinte dr. Danica Popovska, dr. Armin Amedovski, dr. Rijad Ajro, anesteziologen dr. Liljana Andjeleska, anestezisten Gordana Zaharieva, instrumentaret Biljana Trojanoviç dhe Suzana Pejçinovska, teknik radiologjik Kreshnik Shehu dhe infermieren Irena Galevska.

Operacioni i dytë u krye tek një djalë 13-vjeçar me deformitet të përsëritur të këmbës. Nga Ministria informojnë se pacienti u shkrua nga spitali në gjendje të mirë dhe pritet të fillojë rehabilitimin.

Ekipin e udhëhoqi prof. dr. Zoran Bozhinovski, me anesteziologen dr. Ivana Krstevska Trpkovska dhe asistentët dr. Teodora Bozhinovska dhe Iskra Shojleska Jovanovska. Në operacion morën pjesë edhe stafi mjekësor i nivelit të mesëm: Zlata Apostoloska, Kristina Rexhep, Shirete Murtezani, Kreshnik Shehu dhe Snezhana Todorovska.

Përdorimi i transplantimeve kockore nga kadaverët , citohet në kumtesën e Ministrisë, ka një rëndësi të madhe në ortopedinë pediatrike – shmanget një plagë kirurgjikale e re, dhimbja dhe deformimet shtesë, ndërsa ndërhyrjet bëhen më të sigurta dhe më të shkurtra.

“Dhurimi shpëton dhe ndryshon jetë. Falë familjeve që dhurojnë dhe ekipeve që punojnë me përkushtim, sot kemi dy të rinj që marrin shansin për një jetë më të mirë dhe pa dhimbje,” thotë koordinatorja kombëtare për transplantime, Biljana Kuzmanovska.

Nga Ministria e Shëndetësisë shprehin falënderimet më të sinqerta ndaj të dy ekipeve mjekësore dhe familjeve të donatorëve për humanizmin e tyre.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Shaqiri kërkon mbi 4.9 milionë euro nga Qeveria për shtatë

November 24, 2026
Kosovë

Rashiq i shpeshton pakënaqësitë me VV’në, kësaj radhe kritikon deputetin

November 24, 2026
Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg,

November 24, 2026
Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk janë pronë

November 24, 2026
Maqedoni

Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e ri të

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5250
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15636
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Shaqiri kërkon mbi 4.9 milionë euro nga Qeveria

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, gjatë seancës së komisionit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka

Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua

Prej nëntë vitesh, me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, kërkohet Petre Karamanov nga Velesi, i dënuar për vjedhjen e qebapëve. Rasti,

Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk

I nderuar z. Ali Ahmeti, Çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është tepër e rëndësishme për

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.