Nis kursin e gjuhës spanjolle, “Bild” beson se do të jetë trajneri i Barcelonës
Gjermani Hansi Flik është një nga emrat që është përfolur për të zëvendësuar Çavi Hernandezin në fundin e sezonit. Trajneri 58-vjeçar aktualisht është pa skuadër dhe është i gatshëm për ta nisur këtë përvojë. Së paku kështu bën të ditur gazeta “Bild”.
Për më tepër, media gjermane jep më shumë detaje, duke këmbëngulur se Flik po kërkon një sfidë të re në verë dhe se po merr masat për këtë detyrë të re, aq sa tekniku ka nisur një kurs të gjuhës spanjolle.
Presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta e ka pëlqyer gjithmonë ish trajnerin e Bajernit. Për më tepër, vet “Bild” shpjegoi gjithashtu se drejtori sportive Deko, në emër të presidentit të Barçës, e ka kontaktuar Flikun për t’i vënë në dukje se ai ishte në listën e pretendentëve për zëvendësimin e Çavit.