Pendohet, Xhordan Hendersoni kërkon rikthimin në Premier Ligë
Vetëm pesë muaj pasi u largua nga Liverpulli për në Arabinë Saudite, Xhordan Henderson dëshiron që të rikthehet në Premier Ligë.
Përkundër faktit se është emëruar kapiten i “Al-Ettifaq”, pas ardhjes së Stiven Zherardit në stol, Henderson ka hasur në vështirësi për t’u adaptuar në Lindjen e Mesme. Hendersoni tani dëshiron të shfrytëzojë afatin kalimtar të janarit, për të gjetur një ekip të ri, pasi edhe vendi i tij në “Euro 2024”, është në rrezik të madh.
“A-Ettifaq” i pagoi Liverpullit rreth 12 milionë euro për të siguruar shërbimet e Hendersonit, verën e kaluar dhe paga që ai përfiton raportohet të jetë rreth 700 mijë euro në javë. Skuadra arabe po kalon në një seri dëshpëruese të rezultateve dhe kanë vetëm një fitore që nga tetori i vitit të kaluar. Ata momentalisht gjenden në pozitën e tetë në tabelë, gjashtë pikë larg zonës së rënies.