Pep Guardiola thellon misterin: Do të ndodhë ajo që do të ndodhë
Një nga misteret e mëdha të këtij sesioni të merkatos së janarit është e ardhmja e Kalvin Filipsit. Mesfushori anglez është në periferi të projektit të Pep Guardiolas dhe është afër largimit nga Man. Siti, ndonëse ende pa një destinacion të qartë. Lidhur me këtë është shprehur edhe vet trajneri spanjoll në konferencën për shtyp, duke konfirmuar se ende nuk ka asnjë lajm nga drejtuesit e klubit.
“Nuk ka asnjë lajm. Klubi nuk më ka informuar për asgjë në lidhje me këtë operacion dhe nuk di çfarë t’ju them. Kalvini nuk ka mundur të stërvitet në pesë ditët e fundit sepse ishte i sëmurë, kishte temperaturë. Por mendoj se çfarë do të ndodhë, do të ndodhë. Nuk i di dëshirat e lojtarëve dhe nuk dua të flas për merkaton,” tha mes tjerash Guardiola.
Ka pasur interesim të madh nga PSZH për Kalvin Filipsit, por duket se ata kanë kthyer sytë nga mesfushori i Njukaswllit, Bruno Guimaraes. Edhe Juventusi është interesuar, por Allegri nuk është i bindur