AA
Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të diplomimit të kadetëve në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Ministri Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se në këtë gjeneratë diplomuan me sukses edhe pesë kadetë nga Kosova, të cilët do të vazhdojnë shërbimin e tyre si oficerë në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Me mbështetjen e ministrit Pirro Vengu dhe të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Arben Kingji, është bërë e mundur që për vitin e ardhshëm të katërfishohet numri i kadetëve nga Kosova që do të ndjekin studimet në këtë akademi prestigjioze”, shkruan Maqedonci.
Ai falënderoi homologun e tij, Vengu për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërinstitucional.
Edhe pse i dyshuar për tre vepra penale, nxitje për vetëvrasje, shkaktim i dëmtimeve trupore që lidhen me dhunën në
Shkolla Fillore “7 Marsi” në komunën e Çairit, së shpejti do të bëhet me një pishinë moderne, i cili do
Pas shkrirjes së partive të cilët përbëjnë koalicionin VLEN, e njëjta pritet së shpejti të bëhet një parti e vetme.