Plot 60 vite nuk ka ndodhur një gjë e tillë te Milani
Skuadra e Milanos është larguar më shumë nga gara për titullin kampion, ndërsa mbrëmë ka humbur edhe dy pikë të rëndësishme në shtëpi ndaj Bolonjës.
“Rosonerët” u ndalën në barazimin 2-2 edhe pse i kishin të gjitha kushtet për të arritur një triumf. Ndër të tjera, dy penallti, nga një në dy pjesët, të cilat nuk u shndërruan në gola nga Olivier Zhiru dhe Teo Hernandezi. Portieri kundërshtar shpëtoi goditjen e Zhiru-s dhe Hernandez goditi shtyllën, fatkeqësisht për të gjithë tifozët e Milanit.
Kjo ishte hera e parë që nga 12 qershori 1955, që Milani humbi dy penallti në një ndeshje. Atë ditë “rosonerët” luajtën kundër SPAL-it dhe fituan 6-0, Shiafino dhe Nordahl humbën gjuajtjet nga pika e bardhë.