Probleme me zemrën, stilisti Armend Ramadani shtrihet në spital
AA
Armend Ramadani duket se nuk ka kaluar në një periudhë të mirë. Ai është i shtrirë në Klinikën e Kardiologjisë, pasi ka pasur probleme me zemrën.
Si pasojë, ai ka kaluar edhe një intervenim kirurgjik.
Por, duket se momentet e vështira kanë mbetur prapa. Ai tash është në gjendje stabile dhe paralajmëron një rikthim më të fuqishëm dhe të mbushur me energji. Sigurisht, dhe të tillë e presin edhe klientët.
Megjithatë, lë për t’u përshëndetur fakti se ndryshe nga çfarë bëjnë figurat publike, Armendi zgjodhi ta bëjë intervenimin në institucion shtetëror. Ndoshta ai dëshiroi të dërgojë mesazhin: Duhet besuar në sistemin shtetëror shëndetësor.
Dibran Hoxha “Kobra” dhe Andi Pajaziti “Italiani” përleshen
Një incident fizik është regjistruar më 7 nëntor në Burgun e Sigurisë së Lartë, ku janë përfshirë dy të dënuarit
“Rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën”, çka
Emilija Markoviq, kandidate e Listës Studentore, ka deklaruar se programi i fitueses së zgjedhjeve në Serbi parasheh që Gjykata Kushtetuese
Albi Qamili: Transport falas për studentët në Tetovë!
Studentët në Tetovë së shpejti do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë. Premtimi për transport falas po bëhet