![Rafael Leao në fund të ciklit të tij tek AC Milan, aktivizohet PSZH](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/02/Rafael-Leao-838373.jpeg)
Rafael Leao në fund të ciklit të tij tek AC Milan, aktivizohet PSZH
Eksperienca e Rafael Leaos në Milan duket se po shkon drejt fundit. Ylli portugez po kalon momente të zbehta në fanellën kuqezi dhe duket se mendja e tij tash është diku tjetër. Mediumi “Foot Mercato” raporton se futbollisti i krahut të majtë e ka ndarë tashmë mendjen për t’i bërë valixhet gati.
“Rafael Leao beson se është në fund të ciklit të tij në AC Milan”, raporton tutje mediumi francez.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, prioritet i përfaqësuesit portugez është lëvizja drejt Premierligës ose në La Liga. Gjithashtu, njërin prej futbollistëve më të mirë në Serie A në vitet e fundit e do edhe Paris Sen Zhermeni në Francë.
Mbetet të shihet nëse Leaon do ta shohim edhe në sezonin e ardhshëm në kampionatin italian apo jo. Shumë varet edhe nga trajneri i ri që do të përfundojë në “San Siro”, i cili mund të jetë Antonio Konte, që mund ta zëvendësojë Stefano Piolin.