Rahmani: Do bëjmë maksimumin për të kaluar këtë vit të vështirë
Amir Rrahmani i dhuroi fitoren Napolit, me golin e tij në fund, në ndeshjen ndaj Salernitanës (2-1). Pas sfidës, mbrojtësi Rrahmani u shpreh se te skuadra ka mjaft presion, pasi janë kampionët në fuqi. Ndër të tjera, Rrahmani theksoi se grupi do japë maksimumin, pavarësisht vështirësive.
“Ka gjithçka në këtë fitore, tension, presion dhe situata të vështira, duke e gjetur veten si kampion i Italisë dhe arritja e këtyre rezultateve nuk është e lehtë, sivjet do të jetë kështu, edhe sot kemi vuajtur shumë duke pësuar gol, por fatmirësisht e kemi kthyer dhe jemi të kënaqur me rezultatin, shpresojmë ta kemi këtë fat edhe në të ardhmen.
Goli?
Topi erdhi jo i pastër, e ndalova dhe godita në portë pa u menduar shumë.
A ju kishte munguar goli?
Të shënosh gola është gjithmonë bukur, jam i lumtur që kam shënuar. Do të përpiqemi të japim maksimumin për ta kapërcyer këtë vit që ka qenë dhe do të jetë shumë i vështirë”, tha Rrahmani