AA
“Ne e duam Europën pa kushte, edhe pse Europa na ka bërë të vuajmë shumë”, tha kryeministri Rama në një panel diskutimi në Forumin Strategjik të Bledit, Slloveni (01.09.), bashkë me kryeministrin malazez, Milojko Spajiç, komisioneren e BE për Zgjerimin, Marta Kos, e kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç. Për Ramën e mira aktualisht është se “Europa i ka lënë pas ato kotësirat, ju duam, po nuk jemi gati të flasim me ju”. Tani po negociohoet, tha ai, dhe Shqipëria synon t’i mbyllë ato në vitin 2027. BE na sfidon, tha ai, po “në fund, jam i bindur që do të “martohemi” me BE-në.
Forumi Strategjik i Bledit i mbledhur në Slloveni me krerë qeverish e shtetesh nga Ballkani, Perëndimor BE e të dërguar nga Gjermania festoi këtë vit 20-vjetorin. Me këtë Forum Sllovenia prej 20 vjetësh ka nxitur diplomacinë dhe dialogun politik mes vendeve fqinje.
I dërguari gjerman në Bled, ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtmë, Florian Hahn, u shpreh se në këtë forum ai pret bisedime me partnerët europianë e ndërkombëtare për sfidat gjeopolitike të kohës sonë me pikërëndëse mbrojtjen dhe sigurinë e Ukrainës dhe integrimin europian të Ballkanit Perëndimor.
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë
Trafiku në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme dhe në kushte të rrugëve të thata. Intensiteti i qarkullimit
Gurthemeli i kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”-Shkup do të vendoset sot në mënyrë solemne në vendndodhjen e universitetit