AA
Policia rrugore nuk kursen as këmbësorët si pjesëmarrës në trafik nëse nuk i respektojnë rregullat. Raporti për gushtin thekson se janë sanksionuar edhe 164 këmbësorë dhe 81 shoferë skuterësh elektrikë.
Në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, muajin e kaluar 1,149 motociklist u sanksionuan për mos-mbajtje të kaskës mbrojtëse.
Raporti i publikuar dje nga Ministria e Brendshme tregon se në gusht janë kryer 19,343 shkelje të rregullave të trafikut dhe 82 shoferë janë ndaluar.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.
Metin Ferrati është vetëm 25 vjeç, por pasioni për teknologjinë e ka shoqëruar që në fëmijëri. Nga Shkupi drejt San
Bullgaria kërkon afat konkret nga Maqedonia e Veriut për ndryshimet kushtetuese dhe përmbushjen e detyrimeve që lidhen me procesin e
Maqedoninë e Veriut nga nesër e pret një ndryshim i ndjeshëm i motit. Sipas parashikimit të UHMR-së, ditët në vijim