Reagon edhe VMRO-DPMNE për dhunën ndaj dy të rinjve shqiptarë në Shkup: “Dënojmë çdo lloj dhune”
VMRO-DPMNE ka reaguar lidhur me rastin e dy të rinjve shqiptarë, të cilët dyshohet se janë keqtrajtuar nga pjesëtarë të policisë në Shkup.
“Dënojmë çdo lloj dhune dhe u bëjmë thirrje institucioneve kompetente që ta hetojnë rastin”, thuhet në reagimin e partisë.
Reagimi vjen pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale, ku shihen pjesëtarë të policisë duke goditur dy të rinjtë, të cilët ndodhen të shtrirë përtokë.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar më herët se rasti po hetohet nga Kontrolli i Brendshëm. Hetimi pritet të sqarojë rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësinë eventuale të efektivëve të përfshirë./Shprehja.com