Real Madridi kalon në finale të Superkupës së Spanjës, mposht në vazhdime Atleticon
Real Madrid ka arritur të fitojë me rezultatin 5-3 ndaj Atletico Madrid pas 120 minutash lojë.
Pjesa e parë ka qenë magjike, ku është mbyllur me shifrat 2-2. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë e Atletico Madrid në minutën e 6’ me anë të Hermoso. Reali arriti të barazonte në minutën e 20’ me anë të Rudiger. Vetëm pak minuta më pas, në të 29’, ishte Mendy i cili kaloi në epërsi “Los Blancos”. Ende pa u mbyllur intervali i parë kohor, Griezmann rikthen baraspeshën në minutën e 37’.
Pjesa e dytë shihte Realin që përpiqej të barazonte shifrat dhe këtë ia arriti në minutën e 85’ me anë të Dany Carvajal, duke i çuar kështu skuadrat në shtesat.
Në shtesën e dytë të takimit, ka qenë një autogol i Savic i cili i ka dhënë fitoren në minutën e 116’ Real Madrid dhe kështu shkon në finale të Superkupës së Spanjës.
Por për t’i vënë kapakun sfidës, në minutën e 122’, Brahim Diaz mbyll gjithçka duke çuar shifrat në 5-3.