AA
Ushtarë amerikanë, letonezë, polakë, turq dhe gjermanë nga batalioni manovrues Komanda Rajonale-Lindje i misionit të KFOR-it, kanë kryer misione ajrore mbi veriun e Kosovës.
Sipas njoftimit të KFOR-i këto aktivitete, të kryera si ditën ashtu edhe natën me njësitin e aviacionit, “lejojnë patrullat të arrijnë në zonat kyçe përgjatë Vijës së Kufirit Administrativ duke forcuar ndërveprimin, koordinimin dhe gatishmërinë operacionale ndërmjet forcave të KFOR-it në rajon”.
“Aktivitete të tilla janë thelbësore për ruajtjen e kohezionit dhe gatishmërisë së njësive, ndërsa sigurojnë efektivitetin e vazhdueshëm të KFOR-it në mbështetjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në mbarë Kosovën”, thuhet tutje në njoftimin e KFOR-it në Facebook.
Kryeministri, Hristijan Mickoski, thotë për herë të parë pajtohet me kryearin e LSDM-së, venko Filipçe se nuk janë njësoj dhe
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) pretendon se dokumentet zyrtare dëshmojnë se projekti për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë nuk është iniciuar
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi takim lamtumire me ambasadorin e Turqisë në vend, Fatih Ulusoy,