S’e fitoi as këtë vit, “thumbon” keq Elvana: 10 herë bie e 11 herë do ngrihem
Elvana Gjata arriti të sigurojë çmimin e dytë në Festivalin e Këngës me këngën e saj “Karnaval”. Pas një garë të fortë dhe shumë konkurruese, këngëtarja nuk arriti të fitonte këtë vit, duke humbur mundësinë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2025.
Pasi u shpall fituese e çmimit të dytë, Elvana falënderoi publikun për mbështetjen dhe u shpreh se, pavarësisht nga rezultati, asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi.
“Faleminderit me zemër dhe mos harroni se jeta është si karnaval dhe asnjë lot nuk është final. Ju dua shumë. Mos u mërzisni të gjithë fansat e mi që kanë ardhur të më mbështesin. Jeta më ka mësuar që 10 herë të bie dhe 11 herë do ngrihem”, tha Elvana.
Festivali i Këngës ka pasur një fitues të vetëm, pasi për herë të parë pikët nga juria dhe publiku janë bashkuar për të shpallur fituesin. Grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” ka marrë 143 pikë, duke kaluar Elvanën, që mori 135 pikë.
Armata e Maqedonisë, prezantohen pajisjet e siguruara përmes
Në kazermën Ilinden sot u prezantuan pajisjet e siguruara në kuadër të bashkëpunimit me Bashkimit Evropian përmes Fondi Evropian të
LSDM: Vonimi i reformave ka tkurrur fondet e
VMRO-DPMNE e mirëpret planin e Komisionit Evropian për të ridrejtuar fondet e destinuara për reformat në Ballkanin Perëndimor drejt vendeve
Autostrada Shkup – Bllacë, Mickoski tha se të
Punimet në rrugën Shkup-Bllacë nisin këtë muaj. Kështu premtoi kryeministri Hristijan Mickoski. Ndërsa, njoftoi se të hënën nënshkruhet marrëveshja me